HYRJE
Mësimi bashkëkohorë, me qëllim të zgjidhjes
së shumë problemeve nga hamendjet ekzistuese, shfrytëzon strategji të ndryshme
dhe çdoherë kërkon lloje të ndryshme të mësimit. Në pajtueshmëri me zhvillimin
e hovshëm dhe të shpejtë tekniko-teknologjike dhe zhvillimin shkencor të
shoqërisë, gjithnjë më intenziv po gjurmonë për strategji të reja, modele dhe
forma të reja etj., të cilat do t’u kundërshtohen modelit arsimor tradicional
dhe do të kontribuoj për mësiminmë bashkëkohorë.
Didaktika bashkëkohore përpiqet
të gjejë zgjidhje dalëse në teorinë cognitive nga të cilat nxënësi pranon
dituri të gatshme të cilat duhet t’i mendojë dhe t’i përsërisë, por dituritë
t’i ndërtojë në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm. Qëllimet e procesit
arsimor shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes arsimtarit dhe
nxënësit.
Nxënësi është objekt dhe subjekt
në mësim, kurse arsmitari është koordinator dhe organizator në orë të mësimit.
Të dy palët në bashkëpunim bëjnë të mundur zhvillimin e mësimit. Të dy palët
kanë detyrat dhe të drejtat e tyre. Roli udhëheqës i arsimtarit në orë të
mësimit jep një organizim vërtet shkencor, ku në bashkëpunim me nxënësit
realizohet procesi i të nxënit.
1. NXËNËSI - PROFESION I VEÇANTË
Pjesën më të bukur të jetës,
fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë në shkollë si nxënës. Aty fitojnë njohuritë
bazike, shprehitë dhe aftësitë, formojnë bindjet shkencore për botën, aftësohen
për vazhdimin e arsimit dhe studimeve, fitojnë shprehi për punë profesionale.
Në fakt, shkolla është shkalla më e rëndësishme e jetës së të rinjve. Raportet
e shkollës me të rinjtë çdo here varen nga rezultatet e sistemit shoqëror,
sistemit actual arsimor nga kushtet ekonomike, shoqërore etj. Në vendet me demokraci
të zhvilluar, nxënësi ka një status të definuar qartë në sistemin arsimor.
Dikur thuhej se, të shkosh në
shkollë, do të thotë shkosh nën kontroll, kurse sot ky qëndrim është i
papranureshëm, sepse, të shkosh në shkollë, do të thotë të bësh një jetë
kreative, ashtu siç i ka hije një njeriu të ri.
Mësimi si proces shumëdimensional
psikosocial, gnoseologjiko-komunikologjik, didaktiko-metodik dhe
teoriko-praktik, nxënësin e vë në pozita të ndryshme. Pozita e tij ndryshon varësisht
në raport me aktivitetin e tij, pra sa është I interesuar, sa është aktiv etj.
Nxënësi paraqitet si subjekt në
procesin edukativ në rastet kur ai i shpreh pavarësisht dhe individualisht
pikëpamjet e veta, qëndrimet, jep propozime dhe merr pjesë në sjelljen e
vendimeve për jetën dhe punën në shkollë. Njëherit si subjekt ai paraqitet me ndikimin e tij në shokët, rrethinën, kur i
ndihmonë të tjerët, kur jep këshilla. Këto aktivitete dhe angazhime (grupe
pune, aktivitete të lira, organizatat e fëmijëve e tjera) i afirmojnë nxënësit
si subjekt dhe ky angazhim kontribuon në nxitjen e zhvillimit të tij.
Nxënësi objekt i edukimit është
pozitë e tij aktive – duke qenë në pozitë të dëgjojë dhe pranon propozime të të
tjerëve, pranon këshillat e arsimtarëve, prindërve, udhëheqësve të grupeve.[1]
Shkolla si bashkësi jetësore
është paradigmë e re e edukatësshkollore. Në shkollë me kreativitet të
përbashkët mësohet dhe hulumtohet. Njohuritë fitohen perms kreativitetit për
jetë të lire dhe autonome. Koha e qëndrimit të nxënësit në sshkollë duhet të
shfrytëzohet për zhvillimin e tërë potencialit të tij fizik dhe psikik.
Në shkollë nuk fitohen vetëm
njohuri, përmes aktiviteteve jashtëmësimore “të lira dhe jashtëshkollore”
rritet ose zhvillohet një personalitet i shëndoshë, human i arsimuar, i
edukuar, kritik dhe kreativ.[2]
2. ARSIMTARI – FAKTOR PËR POZITËN E NXËNËSIT
Mësuesit
gjithmonë i intereson se çfarë mendimi ka nxënësi, si institutcion në vetëdijen
e tij për të dhe për shkollën është në fakt rezultat i pozitës së tij në
procesin edukativo-arsimor dhe në jetën e gjithëmbarëshme të vetë shkollës.
Mësuesi formon bindje për
nxënësin shpeshherë në bazë të vlerësimit të diturive. Në atë rast, vlerësohet
suksesi i përgjithshme dhe, në këtë bazë, formohet qëndrimi pozitiv ose
negative. Për nxënësit e shkëlqyeshëm dhe shumë të mire, bindja gjithsesi se do
të jetë positive dhe e kundërta. I vogël është numri i mësuesve që në mënyrë të
diferencuar i shohin rezultatet ose e vlerësojmë nxënësin me tërë strukturën e
tij, si suksesi në nota, ashtu edhe kushtet e përgjithshme në të cilat ai
jeton.
Determinant kryesorë që e
përcakton pozitën e nxënësit në mësim varet nga arsimtari. Në fakt një nga
detyrat e tij është t’u ndihmojë, t’i aftësojë nxënësit ato të jenë më shumë
subjektë. Sa më tepër që udhëheq me nxënësit, sa më tepër që urdhëron, sa më
tepër që e ngushton hapësirën vepreuese të tyre
ai ato i vë në pozitë objekti.
Me një udhëheqje të mirë,
bashkëpunim reciprok, orientim dhe
nxitjen e nxënësve, arsimtari kkrijon kushte të mirëfillta që ato të
veprojnë si subjekt në shkollë, në mësim. Fakt i pamohueshëm është se pozita e
nxënësit në procesin edukativo-arsimor është pozitë objekti. Mësuesi, arsimtari
krijon hapësirë që nxënësi ta shpreh individualitetin e tij, duke krijuar
mundësi që nxënësi në procesin e mësimdhënies të jetë aktiv (të marrë pjesë në
mësim, të diskutojë, të pyet, të
përgjigjet.), ose nxënësi do të jetë pasiv (vetëm dëgjon, percepton). Arsimtari
duhet të krijojë klimë dhe atmosphere pedagogjike në procesin e mësimdhënies që
nxënësi të jetë i interesuar, të jetë produktiv, të jetë organizues dhe
realizues i një roli.[3]
Profesioni i mësuesit është i
mundimshëm. Fëmijët duhet larguar nga qindra të këqija, nga shumë gabime, ata
duhet të binden që të mos i përsërisin dhe t’u bëhet shprehi që të mësohen në
rend dhe rregulla. Por, sa punë duhet që ata të zhvillohen, të bëhen të sjellshëm
dhe të mençur, dhe gjithë kjo të arrihet pa force, pa dënime, me dashuri, me
mirësi dhe mirëkuptim?! Duke vepruar kështu, do të fitohet edhe dashuria e
nxënësve ndaj mësuesit. Profesioni i mësuesit (arsimtarit) bën pjesë në rrethin
më të ngushtë të profesioneve me orientim të shprehur human. Ky është një nga
profesionet e rralla ku nuk ekziston kufiri i përgjithshëm ndërmjet jetës
profesionale dhe personale, ndërmjet qëllimeve, vetive dhe sjelljeve zyrtare
dhe personale. Për punën e arsimtarit thelbore janë këto kërkesa psikologjike:
-
përqëndrimi i vazhdueshëm i vëmendjes,
-
sjellja toleruese, durimi dhe fleksibiliteti,
-
aftësia që të sshkëmbejë sjellje, veti dhe disponim te
të tjerët dhe me të tjerët.
Prej
arsimtarit vazhdimisht është pritur dhe pritet që me dijen, vetitë, sjelljen,
jetën dhe punën e vet të përditshme të jetë shembull për nxënësit dhe njerëzit
e mjedisit të tij. Mësuesi mbështet tërë aktivitetin dhe punën e vet në
përgjithësi në arritjet e pedagogjisë, sociologjisë, filozofisë dhe shkencave
tjera. Ai i mëson nxënësit e vet dhe e përcjell zhvillimin e tyre: i bart
dijet, aftësitë dhe zhvillon shkathtësitë e tyre, pastaj formon pikëpamjen dhe
qëndrimin e caktuar ndaj botës, ndikon në zhvillimin e vullnetit dhe vetive të
karakterit dhe i përfshinë nxënësit në aktivitete shoqërore.
3. MËSIMI
BASHKËKOHOR
Mësimi
bashkëkohor për të cilin shpesh thuhet se është kreative, është mësim e cila si
përcaktime të saja të rëndësishme i ka marrë afirmimet e kreativiteteve të
nxënësit dhe të arsimtarit në procesin edukativo-arsimor. Mësimi bashkëkohor
nuk toleron shablonizime, por kërkon hapuri ndaj risive, interesanteve, ndaj
metodave të reja , formave dhe mjeteve që inkurajojnë kah zhvillimi i
shkathtësive krijuese te nxënësit dhe kah roli më kreativ në komunikimin me
nxënësit. Në mësimin bashkëkohor ka elemente të caktuara të mësimit aktiv.
Shkolla bashkëkohore përpiqet të mbajë baraspeshë mes metodologjisë analitike
dhe sintetike, mes detyrave materiale dhe funksionale në mësim, mes ndryshimeve
dhe integrimeve, mes individualizimit dhe socializimit, mes konkretizimit dhe
apstraksionit etj..
Didaktika bashkëkohore përpiqet
të gjejë zgjidhje dalëse në teorinë kognitive për mësim nga të cilat nxënësi
pranon dituri të gatshme të cilat duhet t’i memorojë dhe t’i përsësris, por
dituritë t’i ndërtojë në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm. Qëllimet e
procesit arsimor shikohen si forma të komunikimit pedagogjik mes arsimtarit dhe
nxënësit. Nga shkaqe të tilla dhe aktualizohet pyetja deri në çmasë dhe me
cilat dhe çfarë kriteriumesh mundet të hyhet në proçeset e mësimit si
veprimtari bazë e shkollës, apo a mundet që të caktohen treguesit objektiv nga
ndihmë e të cilave do të vlerësojë efektet nga aktivitetet mësimore: vallë dhe
sa nxënësit i kuptojnë qëllimet e proçeseve mësimore, vallë dhe sa gjenden
kuptime në aktivitetet të cilat i dizajnon dhe kuptimson arsimtari, në çnivel
të vetëkritikes tregohen në rrjedhë të realizimit të aktiviteteve, a kanë
aftësi dhe a dijnë që të vlerësojnë suksesshmërinë e punës së tyre, vallë
përpiqen që të lënë shenja personale etj..
Pyetjet e përmendura paraqesin
vetëm një aspekt proçesit të zgjeruar dhe të komplikuar të mësimit si
karakteristik bartëse e veprimtarisë së arsimitarit. Roli i tij duhet kuptohet
mbi treguesit në vijim të cilët janë pjesë e veprimtarisë profesionale në
shkollë: si arsimtari e kupton dhe mendon misionin dhe bartësit
didaktiko-metodike dhe format përmbajtësore dhe dizajnin e programës mësimore,
sa ka aftësi dhe me sukses din që t’i definoj qëllimet operative të mësimit në
rrjedhë të një dite pune, vallë qëllimet të cilat vendosen janë konkrete, të
kuptueshme dhe sqarues për secilin nxënës, vallë lloji, masa dhe mënyra e
realizimit të aktiviteteve përkon me nevojat, interesat dhe mundësitë e secilit
nxënës, me çfarë përmbajtjesh teknologjike arsimtari kushtëzon realizimin e
qëllimeve të parashtruara, vallë dhe sa i respekton kornizat psikologjike të
mësimit (dizajnin e materialeve për mësim përshtatur për nevojat e nxënësve),
vendosja e mekanizmave për diferencime dhe përcjelljeve të vazhdueshme për
përparimin e çdo nxënësi, vallë dhe sa arsimtari ofron informata të dendura
kthyese e cila stimulon dhe inkurajon për mësim, vallë i aftëson nxënësit për
vetëvlerësim dhe vlerësim të ndërsjelltë.[4]
4. INTERAKSIONI MIDIS ARSIMTARIT DHE NXËNËSIT NË MËSIM
Në
themel të procesit mësimor qëndron interaksioni, të cilin e konsideroj jo vetëm
si elementin kryesor për realizimin e suksesshëm dhe efikas të tij, por edhe si
bazë për vendosjen e klimës midis arsimtarit dhe nxënësit, të raporteve të
drejta e të mirëfillta psikosociale midis këtyre dy partnerëve në procesin e
mësimdhënies.
Me interaksion kuptojmë
aktivitetin e përbashkët mësimor të krijuar nga partnerët për qëllime të
afrimit të tyre në procesin mësimor e për të realizuar përvetësimin e diturive
dhe formimin e shkathtësive e të shprehive.
Interaksioni në shkollë midis
arsimtarit dhe nxënësit dallon nga interaksioni midis nxënësit dhe nxënësit. Në
rastin e parë kemi të bëjmë me interaksion midis të rriturit (arsimtarit) dhe
të voglit (nxënësit), ndërkaq në rastin e dytë të interaksioni ka kahe tjetër,
ai zhvillohet dhe vendoset lirshëm midis të voglit dhe të voglit, pa rregulla e
norma, që dukshëm dallohet në cilësinë, në rrjedhën, në reagimet, në suksesin
dhe efikasitetin e tij.
Forma themelore e interaksionit
midis arsimtarit dhe nxënësit paraqiten si “shikim sy më sy”, që do të thotë i
drejtëpërdrejtë, kurse forma tjetër është “ndjekje fjalë për fjalë”. Forma e
tretë e interaksionit në mësim është ai që quhet “situacional-praktikë”.
Interaksioni në procesin mësimor
dhe të mësimdhënies në fakt paraqet vendosjen e raporteve sociale midis arsimtarit
dhe nxënësit ose grupnxënësish. Ky është
një raport reciprok i kushtëzuar nga të dy partnerët me ç’rast krijohen lidhje
socio-emocionale. Këtu edhe dallon interaksioni nga komunikimi.
Interaksioni mund të jetë
personal, apersonal dhe i kombinuar. Interaksioni personal do të thotë
zhvendosja e veprimit nga jashtë brenda individit-personalizim dhe
individualizim, ndërkaq apersonal do tl thotë veprim nga Uni, personi në
realitetin social.[5]
Kuptimi i interaksionit si krijim
i raportit midis dy partnerëve, midis arsimtarit dhe nxënësit e bën të mundur
të kapet edhe lidhja e ngushtë e brendisë së mësimit me procesin e
mësimdhënies. Së pari, me procesin e mësimdhënies që afron procedura dhe
teknika të cilat i përdor arsimtari për të pasqyruar problemet e mësimit, me të
cilat e motivon nxënësin për të vënë lidhje, raport me të. Kjo është sipas
parimit aksion-reaksion. Në këtë mënyrë arsimtari lë gjurmë e cila e stimulon
reagimin pozitiv. Së dyti, brendia e mësimit është e afërt me mësimdhënien,
sepse në qendër të vëmendjes së tij gjithmonë e ka nxënësin (problemet e tij,
si personaliteti social, ndjenjat, mendimet, botën shpirtërore, aspiratat,
dëshirat, synimet, etj.).
4.1. NDIKIMI RECIPROK MIDIS ARSIMTARIT DHE NXËNËSIT
Aspekti psiko-social i procesit
mësimor mbështetet në ndikimet reciproke midis arsimtarit dhe nxënësit dhe
anasjelltas. Çdo lloj ndikimi në radhë të parë psiko-social, kulturor,
emocional krijon klimë në klasë, në grupin social, në kolektivin e paralelës.
Prandaj interkomunikimi dhe interaksioni midis tyre ka specifikën e tij, është
i përcaktuar mirë dhe cilësisht i ndryshëm në situata mësimore dhe dallon në
formë dhe përmbajtje. Me specifikën e raporteve të krijuara midis arsimtarit
dhe nxënësit lidhen si epërsi ashtu edhe kufizimet në afrimin ose refuzimin
midis tyre.
Arsimtari ka detyrë të bën
përpjekje për t’i zgjeruar raportet e drejta me nxënësit, që interaksioni të
shërbejë si një bazë për vendosjen e lidhjeve sa më të gjera e më të ngushta
midis tij dhe nxënësve, për të zgjeruar bashkëveprimin, ndikimin reciprok midis
tyre me qëllim të zhvillimit të tyre normal psiko-social.
Interaksioni midis arsimtarit dhe
nxënësit dhe anasjelltas reflektohet në krijimin e klimës së besimit, ajo nuk
është nënshtrim por përkrahje, nxitje, që përbën thelbin specifik dhe burimin
themelor të epërsisë në krijimin e klimës pozitive, të respektit, të pranimit
të njëri-tjetrit si subjekt i barabartë, përshtatje ndaj metodës së punës, ndaj
personalitetit të arsimtarit gjegjësisht nxënësit, ndaj klimës që krijohet në
klasë etj.
Mardhëniet arsimtar-nxënës në
procesin mësimorë janë faktor i rëndësishëm për suksesin dhe efektshmërinë e
tij. Këto mardhënie formohen kur arsimtari i njeh mirë nxënësit, i inkurajon
ato për punë, iu kushton vëmendje pyetjeve të tyre. Siguron disiplinë dhe
mirësjellje në klasë, e organizon mirë orën mësimore.
5. ADAPTIMI I ROLIT DHE KONFLIKTET
Shkolla bashkëkohore i ka shtruar
vetes një detyrë me rëndësi, e kjo është arsimimi të transformohet në
vetarsimim, kurse edukimi në vetedukim. Ky është një angazhim i madh dhe
nënkupton një proces të gjatë të edukimit. Përderisa në sistemin e mëparshëm
arsimor kjo kërkesë ishte vetëm deklarative, ajo shndërrohet tani në realitet.
Vetedukimi dhe vetarsimimi janë elemente me rëndësi të madhe për shkollën
bashkëkohore.
Vetedukimi është në lidhje të
ngushtë me pozitën e nxënësit në procesin e arsimimit dhe zhvillimit.
Vetedukimi mund të jetë i dobishëm, vetëm po që se nxënësi vihet në pozitë të
subjektit aktiv në të gjitha format e përmbajtjes mësimore dhe në të gjitha
fazat e procesit arsimoro-edukativ. Me rëndësi është që nxënësi të aftësohet të
dijë si mësohet, si shfytëzohen në mënyrë vetanake burimet e ndryshme prej ku
merren njohuri të caktuara, si zhvillohet dhe kultivohet të menduarit krijues
për marrjen e qëndrimeve krijuese.[6]
http://books.google.mk/books?id=2IvTN0vOF0oC&pg=PT2&lpg=PT497&dq=pedagogji+e+pergjithshme#v=onepage&q&f=false