Klasifikimi i bizneseve sipas madhësisë
së tyre
Përmbajtja:
Hyrje
1.
Biznesi dhe roli i tij në ekonomi
.........................................................................................3
2.
Kuptimi i ndërmarrjes
.........................................................................................................3
3.
Struktura e bizneseve
..........................................................................................................4
3.1. Struktura e biznesve sipas madhësisë në Maqedoni
.....................................................4
3.2. Struktura e biznesve sipas madhësisë në Europë
.........................................................6
3.3. Struktura e biznesve sipas madhësisë në Kosovë
.........................................................6
3.4. Struktura e biznesve sipas madhësisë në Shqipëri
.......................................................7
4. Firmat e regjistruara në Maqedoni sipas madhësisë së
tyre ..................................................7
5. Firmat aktive në Maqedoni sipas madhësisë në Komuna
...................................................12
6. Përfundimi
...........................................................................................................................15
7. Literatura e shfrytëzuar
.......................................................................................................16
HYRJE
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të
mesme, shkurt SME-të, janë në fakt gjeneratorë të ekonomisë dhe të punësimit.
Për këtë arsye, mjaft prej tyre kanë përfituar edhe incentiva e mbështetje
shtetërore, në shkëmbim të hapjes së vendeve të reja të punës. Por investimi
për to jo gjithmonë është kthyer dhe pritshmëritë e publikut dhe të qeverive jo
gjithmonë janë realizuar. Nisur nga sinergjia midis ndryshimeve strukturore dhe
punësimit, në vitin 2012 Komisioni Europian propozoi ndryshimin e përcaktimit
të SME-ve. Sipas këtij përcaktimi të ri, mikro-ndërmarrje janë ndërmarrjet që
kanë deri në 10 punëtorë, ndërmarrjet e vogla 11-50 punëtorë, ndërmarrjet e
mesme nga 51-250 punëtorë dhe ndërmarrjet e mëdha mbi 250 punëtorë. Ndërkohë,
sipas legjislacionit shqiptar, nga pikëpamja e numrit, ndërmarrjet vazhdojnë të
klasifikohen: mikro-ndërmarrjet me deri 5 punëtorë, ndërmarrjet e vogla 6-20
punëtorë, ndërmarrjet e mesme me 21-80 punëtorë dhe ndërmarrjet e mëdha me mbi
80 punëtorë.
Biznesi është një aktivitet
ekonomik. Shpesh tregtia, pra aktiviteti i shitjes dhe blerjes kuptohet si
biznes, ndërsa fushat e tjera të aktivitetit ekonomik, që në fakt janë
aktivitete biznesi, kalojnë pa u vënë re. Aktiviteti i biznesit përfshin
shërbimet, prodhimin, prodhimin e mallrave, prodhimin e mallrave, aktivitetet e
shpërndarjes: pra çdo gjë që dikush mund të prodhojë ose të shesë me qellim që
të ketë fitim. Aktiviteti i biznesit i shton vlerën faktorëve të prodhimit. Kjo
vlerë e shtuar sjell para, te cilat përdoren për të paguar furnitorët,
punonjësit, huadhënësit, qeverinë (nëpërmjet pagimit të taksave) dhe pronarët.
Suksesi i çdo biznesi të veçantë do të gjykohej nëse të gjithë këta pjesëmarrës
ne biznes janë të kënaqur.
Pjesëmarrësi i parë dhe
më i rëndësishëm i cili duhet të kënaqet para se një biznes të gjykohet si i
suksesshëm, është klienti.
Në një ekonomi tregu nevojat e
klientëve janë primare. Në qoftë se nuk ka asnjë që të blejë, atëherë nuk ka
treg, nuk ka biznes. Një biznes duhet të sigurojë një produkt ose një shërbim,
që në radhë të parë të plotësoj nevojat e klientëve. Një produkt i
mrekullueshëm i krijuar nga Njerëz të talentuar, por që askush nuk ka nevojë
për të dhe që askush nuk e do është një biznes i dështuar.