Monday, July 20, 2015

FORMA INDIVIDUALE E PUNËS MËSIMORE

PËRMBAJTJA

Hyrje...........................................................................................................3
Format e punës mësimore...........................................................................4
Forma e punës individuale mësimore.........................................................5
Nocioni i punës mësimore individuale.......................................................6
Ecuria e punës individuale mësimore.........................................................7
Pozita e arsimtarit në zbatimin e kësaj forme të punës...............................8
Përparësitë dhe mangësitë e punës individuale..........................................8
Ecuaria e mësimit sipas formës së punës....................................................9
Përfundimi................................................................................................10
Literatura e shfrytëzuar.............................................................................11



HYRJE


                   Njohuritë moderne shkencore në fushën e arsimit shkollor sugjerojnë se kjo periudhë e zhvillimit të fëmijës është më intenyive dhe periudha në të cilën formojnë cilësitë themelore të personit nga të cilët varet zhvillimi i mëtejshëm i njeriut në të ardhmen. Gjatë kësaj periudhe fëmija socializohet, transformohet, nxit, zhvillon dhe rrit motorikën e tij, pasuron dhe kultivon fjalimin e tij, kënaqen nevojat e fëmijës për të luajtur dhe kontaktuar me bashkëmoshatarët dhe të rriturit, të zhvillojnë potencialet ekspresive dhe krijuese, të krijojë culture higjienike, zakonet e punës, etj.

                   Çështja e organizimit të punës mësimore është një nga pjesët tejet të rëndësishme të teorisë didaktike dhe të praktikes së organizimit të veprimtarisë edukstive dhe arsimore.

                  
Sistemi klasë-orë i organizimit të punës mësimore edhe në kushtet e tanishme bashkëkohore të veprimtarisë educative dhe arsimore ka ruahtur aktualitetin e zbatimit praktik. Puna mësimore bashkëkohore në organizimin e përgjithshëm përfshinë disa modalitete të organizimit të formave të punës, të cilat zakonisht trajtohen në kuadër të dy sistemeve didaktike të organizimit mësimor dhe këto janë:

1)      sistemi direkt i organizimit të punës mësimore dhe
2)      sistemi indirekt i organizimit të punës mësimore

Sistemi direkt i organizimit të punës mësimore ndahet:

1)      puna mësimore në formë të organizimit frontal-kolektiv (ballor)
2)      puna mësimore në grupe
3)      puna mësimore në çifte(tandem)
4)      forma individuale e punës mësimore




Format e punës mësimore


              Ndonëse në përgjithësi procesi i mësimdhënësit zhvillohet duke përdorur sisteme, mjete dhe metoda e teknika mësimore, për ta sajuar këtë  dhe formësuar këtë process përdoren edhe forma të punës mësimore.

              Sipas kriterit të numrit të nxënësve ose raporteve sociale janë të njohura këto forma të punës mësimore:

1.      forma frontale e punës mësimore (me gjithë nxënësit)
2.      forma në grupe e punës mësimore (me disa nxënës)
3.      forma dyshe ose tandeme e punës mësimore (me nga dy nxënës)
4.      forma individuale e punës mësimore (me nga një nxënës )

             Zbatimi i cilës do formë të punës mësimore krijon raporte të mirëfillta ndërmjet arsimtarit dhe nxënësit, nxënësit dhe nxënësit dhe nxënëxit dhe detyrave mësimore. Prandaj, çdo formë ka organizimin e saj të brendshëm, dinamikën e zbatimit dhe ecurinë e punës.

              Me format e punës mësimore nënkuptojmë format e organizimit dhe të angazhimit të nxënësve në procesin e përvetësimit të diturive i cili duke qenë një proces koperues dhe krijues kurërozohet me sukses nëse përmbajtja mësimore trajtohet si problem edhe i formës të përshtatur kolektiv të klasës si e grupit individit.




Forma individuale e punës mësimore



              Me elementet e saj të komunikimit direkt, paraqet një nga kërkesat parësore të organizimit bashkëkohorë të punës mësimore.

              Kjo formë mësimore ndryshe quhet edhe forma e diferencuar e punës mësimore. Mësimi individual  kërkon angazhime të veçanta të punës së arsimtarit dhe të personelit tjetër mësimor.

              Mësimi individual është i kushtëzuar edhe nga disa faktorë që kanë të bëjnë me vetë personalitetin e nxënësit, si subjekti më i rëndësishëm në organizimin e punës mësimore, me qëllim që potencialet mëësimore të nxënësve të mos i nënshtrohen vlerës mesatare të imagjinuar të klasës dhe të mos shuhen aftësitë creative.

              Lidhur me shkaqet e individualizimit në mësim, kryesisht paraqiten këta faktorë:

a)      mosha e diferencuar kronologjike e nxënësve në mësim;
b)      ndryshimet në shkallën arsimore dhe të paranjohurive;
c)      ndryshimet në aftësitë psikike dhe individuale të nxënësve dhe
d)     faktori i mjedisit shoqëror dhe familjar të nxënësve.

              Me anë të formës individuale, nxënësi, si subjekt mësimor, bëhet përgjegjës jo vetë për kryerjen e detyrave, por edhe për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të shtruara dhe të rezultateve përfundimtare të punës.

              Ndihma, kujdesi dhe mbykqyrja e arsimtarit është më se e nevojshme, sidomos në fazën fillestare të punës mësimore individuale. Arsimtari, duke mbykqyrë punën e çdo nxënësi, u jep udhëzime atyre për burimet e diturive të reja për përdorimin e mjeteve dhe të materialit të punës si dhe për punë të pavarur.

              Njohja e drejtë e zhvillimit të personalitetit (përmbajtjes fizike, mendore, sociale dhe emotive), vihet në shërbim direkt të organizimit me sukses të punës mësimore individuale.

              Një nga modalitetet që zë vend të merituar në praktikën e tanishme në shkollat tona është mësimi hap pas hapi.




Nocioni i punës mësimore individuale



              Kuptimi i formës individuale të punës mësimore si kërkesë dhe koncept bashkëkohor didaktik si metodologji e të mësuarit e bën të mundur të arrihet edhe lidhja më e ngushtë e mësimit me aftësit dhe interesat e nxënësve. Zbatimi i kësaj forme të punës mësimore paraqet një nivel më të lartë të organizimit të procesit të mësimdhënies, por edhe më të shtrnjtë edhe pse janë qartë të njohura përparësitë e kësaj forme mësimore duhet të kemi parasysh se zbatimi i kësaj është në kundërshtim me kërkesën për socializmin e nxënësve dhe përparësitë që jep puna kolektive puna në grupe.

              Prandaj m enocionin formë individuale e punës mësimore kuptojmë punën e nxënësve në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme mësimorenë orën mësimore mbi bazë të rregullave dhe kërkesave të parashtruara nga arsimtari nxënësi vetë i zgjidhë detyrat, vetë i gjenë burimet për përvetësimin e informacioneve, vetë ushtronë detyra apo punë mësimore, eksperimentonë, kryen punë laboratorike, përcjell një dukuri që ka të bëjë me mësimin. Angazhimi i nxënësit është parësore esenciale, ai kërkon, zbulon, gjen, ushtron, për të ardhur deri te dituritë e reja.

              Kjo formë e punës mësimore mbështetet në kërkesa psikologjike, pedagogjike, dhe ergologjike.

Argumentet ose kërkesat psikologjike; janë të natyrës individuale dhe nisen nga fakti se çdo nxënës paraqet individ me cilësi specifike e të veçanta (interesa, dëshira, emocione, aftësi intelektuale, kapacitet punues, shprehi dhe shkathtësi punuese, motive dhe aspirata, etj.) që do të thotë se në procesin mësimorë duhet të vijnë në shprehje secila nga këto. Ato të afirmohen dhe të vihen në funksion të zhvillimit të nxënësit. Në fakt mësimi paraqet problem psikologjik dhe këto supozojnë suksesin, reagimin e nxënësit.

Argumentet pedagogjike; nisen nga fakti se puna individuale mundëson zhvillimin optimal të nxënësit, se puna e organizuar duke i respektuar veçoritë e nxënësve siguron suksese sipas ritmit dhe tempit të zhvillimit të nxënësit. Gjithsesesi, argumentet pedagogjike kanë të bëjnë më së shumti me organizimin e procesit mësimorë me zbatimin e metodave, të mjeteve e parimeve mësimore, të planifikimit dhe të programit të mësimit, zbatimin e etapave dhe fazave për zhvillimin e mësimit e të ngjajshme. Zbatimi i kësaj forme nënkupton që arsimtari të bëjëstrukturimin e përmbajtjes mësimore, ndarjen në tërësi dhe detyra mësimore, klasifikimin e të dhënave parësore dhe dytësore, të rëndësishme dhe të parëndësishme etj.

Argumentet ergeologjike; mbështeten dhe rrjedhin nga aftësitë punuese të nxënësve sipas moshave të ndryshme dhe aftësitë punuese të secilit nxënës individualisht. Nxënësit, për arsye të ndryshme, nuk mësojnë me të njëjtën shpejtësi, prandaj duhet bërë individualizim i mësimit. Individualizimi i mësimit nuk është proces spontan, por i orientuar dhe i organizuar nga arsimtari. Zbatimi i formës individuale të punës mësimore mund të jetë i diferencuar dhe i padiferencuar.

              Për arsimtarin më e kapshme dhe më lehtë realizohet forma e padiferencuar e mësimit të individualizuar, sipas kësaj forme të gjithë nxënëxit marin detyra të njëjta, por detyrat i punojnë pavarësisht secili sipas tempit individual. Ndërkaq detyra të diferencuara do të thotë se secili nxënës merr detyra të veçanta ose grupe nxënësish marrin detyra të veçanta dhe ato i zgjidhin në mënyrë individuale.
Detyrat e diferencuara në fakt paraqesin vështirësi për arsimtarin pasi që duhet t’i përgatisë sipas aftësive të secilit nxënës sipas kapacitetit veç e veç. Në këtë kontekst individualizimi mund të bëhet në menyra të ndryshme; mësim me shumë nivele, mësim sipas prirjeve, mësim i diferencuar, mësimi nëpërmjet fletëzave mësimore etj. 




             
Ecuria e punës individuale mësimore



              Organizimi i punës mësimore sipas formës individuale kalon nëpër disa etapa, edhe atë:

  1. ndarja e detyrave (faza hyrëse dhe përgaditore e mësmit)
  2. shpjegime dhe udhëzime të përgjithshme për punën individuale të nxënësit
  3. puna e pavarur r nxënësve në zgjidhjen e detyrave
  4. sintetizimi i  detyrave (faza përfundimtare e mësimit)

              Respektimi i etapave të këtilla në procesin mësimorë është i domosdoshëm jo vetëm në rastet e veçanta, por edhe në rastet e përgjithshme të situatave mësimore kjo është për arsye se njohja mësimore rrjedhë në mënyrë individuale, konkrete.



Pozita e arsimtarit në zbatimin e kësaj forme të punës



              Procesi mësimorë me gjithë hallkat e tij nga planifikimi i detyrave dhe përmbajtjeve dhe deri te objektivizimi i mësimit individual shoqërohet dhe ndërmjetësohet nga arsimtari, roli dhe funksioni i arsimtarit në realizimin e mësimit sipas formës individuale të punës duhet parë në disa drejtime dhe në mënyrë dinamike. Së pari si duhet të përgaditë seriozisht për zbatimin e formës individuale të punës mësimore (material të ndryshëm, mjete mësimore, tekste, detyra, teste etj.). Së dyti ai është në pozitë koordinimi të procesit mësimorë duhet të jetë i pranishëm tek secili nxënës. Së treti është udhëheqës dhe drejtues i tërthortë i procesit mësimorë në fakt nxënësit mësojnë vetë, por ai mbikqyrë procesin, jep ndihmë, shtron impulse, jep alternativa, jep udhezime.




Përparësitë dhe mangësitë e punës individuale



              Mohimi i dobisë i funksioneve që realizohen në procesin mësimor me zbatimin e kësaj forme të punës mësimore do të ishte i pa arsyeshëm. Në praktikën mësimore ekzistojnë një numër argumentesh që e ngrenë lart këtë sistem dhe formë të punës mësimore. Prandaj nuk është vështirë për të gjetur elementet pozitive të punës individuale dhe ato negative, është vështirë të zbatohet kjo në kushte në të cilat punon shkolla.

              Nga vetë fakti se mësimi synon zhvillimin e tërësishëm të individit përparësitë e kësaj forme të punës mësimore janë: mundësia që nxënësi të përvetësoj dituri, shkathtësi e shpejtësi sipas tempit dhe ritmit individual të zhvillimit, të përparoj sipas kapacitetit intelektual punues me të cilin disponon, zhvillohet përgjegjësia në punë dhe në mësim, mësimi përjetohet individualisht.

              Puna mësimore individuale e nxënësit përcillet dhe përjetohet me një dozë të theksuar individualizimi, prandaj nxënësi pritet të pranojë si të drejtë vetëm punën e tij. Shikuar nga ky aspekt dhe në këtë drejtm mangësitë e kësaj forme të punës mësimore janë: i mbyllë nxënësit në vetvete, nuk mund të përdoret përvoja e të tjerëve, ndërpritet bashkëpunimi midis nxënësve, nuk ka komunikim dhe kooperim në mësim, zhvillohet subjektivizimi, kërkon shkallë të lartë të punës së pavarur. Ky sistem i argumentimit për përparësitë dhe mangësitë e zbatimit të kësaj forme të punës mësimore dëshmon se procesi mësimorë si proces krijues ka një qëllim të natyrshëm; t’i zhvillojë aftësitë individuale të nxënësve, procesin mësimor ta bëj sa më komunikues nxënësin në rolin e studiuesit, të zbulojë dhe të përvetësoj dituri, informacione pa ndërmjetësimin nga arsimtari. Në fakt ky sistem dhe forma e punës mësimore i favorizon nxënësit me frymë individuale.


Ecuria e mësimit sipas formës individuale të punës


              Pavarësisht se këtu bëhet fjalë për mësim i cili zhvillohet sipas formës individuale, procesi i të mësuarit dhe i përvetësimit të diturive nuk rrjedh krejtësisht në mënyrë autonome edhe pse dominon puna e pavarur e nxënësit. Këtu ekziston raport midis veçorive të përgjithshme të mësimit (ka plan qëllim të caktuar, realizon detyra, përvetëson sasi dhe cilësi të vlerave, nocioneve) që përbën thelbin e mësimdhënies dhe veçorive individuale të nxënësve të cilët në këtë rast veprojnë si forcë individuale.

              Duke qenë të domosdoshme në çdo etapë apo fazë të zhvillimit të mësimit, edhe në zbatimin e formës mësimore individuale duhet të respektohen procedurat didaktike. Në fakt këtu ora mësimore ose ecuria e mësimit dallon dukshëm nga orët tjera. Mësimi do kishte këtë rrjedhë ose etapa:

-          ndarja e detyrave të përgaditura nga arsimtari
-          dhënien e materialit për mësim dhe punë individuale
-          dhënien e udhëzimeve për punë të pavarur individuale
-          përcjelljen e punës së nxënësve gjatë orës mësimore
-          arsimtari jep zgjidhjen e detyrave-rezultatet
-          nxënësit plotësojnë dhe korigjojnë detyrat.

              Nga këta që u thanë mund të arrihet në përfundim se procesi mësimorë e vë në qendër të vëmendjes së tij nxënësin si subjekt me të gjitha problemet e tij, por gjithnjë duke synuar individualizimin e punës mësimore. Ky është edhe një nga qëllimet e metodologjisë së mësimdhënies. Natyrisht kjo nuk duhet kuptuar sikur procesi mësimor nuk parashtron edhe qëllime e detyra të tjera. Ai ka objektiv dhe synim socializimin e nxënësve që është e kundërta e individualizimit.

              Forma e punës individuale është e domosdoshme dhe ajo duhet zbatuar gjithnjë kur atë e kërkon përmbajtja dhe procesi mësimorë për shkak të vetive karakteristike të nxënësve, shprehive, aftësive, interesave të cilat imponojnë individualizimin e situatave mësimore, veprimeve, teknologjive të punës, strategjive mësimore dhe bazave të nxënësit.

              Indivdualizimi i mësimit ka vlerë dhe kuptim kur të zbatohet për të zhvilluar dhe stimuluar veçoritë individuale të nxënësve si kërkesë e përgjthshme e mësimit.



PËRFUNDIMI

Nga nocioni formë individuale e punës mësimore që nënkuptojmë punën e nxënësit në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme mësimore në orën mësimore mbi bazë të rregullave dhe kërkesave të parashtruara nga arsimtari, nxënësi vetë i zgjidhë detyrat, gjen burimet për përvetësimin e informacioneve, vetë ushtron detyra apo punë mësimore, eksspirementon, kryen një punë laboratorike, përcjell një dukuri që ka të bëjë me mësimin, del se se procesi mësimor e vë në qendër të vemendjes së tij nxënësin si subjekt me të gjitha problemet e tij, por gjithnjë duke synuar individualizimin e punës mësimore.

Në përghithësi procesi i mësimdhënies zhvillohet duke përdorur sisteme, mjete dhe metoda e teknika për ta formësuar këtë proces, por për zbatimin e kësaj forme nevoitet që arsimtari ta bëjë strukturimin e përmbajtjes mësimore, ndarjen në tërësi dhe detyrat mësimore, klasifikimin e të dhënave të rëndësishme a të pa rëndësishme, në fakt në këtë shtrohen nevojat për definimin e nxënësve që mësojnë shpejtë, që mësojnë ngadal dhe të ngadalshëm.

Procesi mësimor me këtë formë vë në qendër nxënësin si subjekt të të gjitha problemeve, të cilat duhet t,i zgjedh vetë.


Literature e përdorur për temën e diplomës është marrur nga:



  1. Murati, XH. (2005), Didaktika, Tetovë
  2. www.google.com